0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Karateistja kosovare e mërzitur që iu mohua pjesëmarrja në Evropian: Ishte ëndërr e imja, prisja medalje

Karateistët kosovarë mbetën pa pjesëmarrje në Kampionatin Evropian shkaku i politikës.

Qeveria spanjolle nuk i lejoi garuesit kosovarë të marrin pjesë në këtë garë prestigjioze pasi ky vend nuk e njeh Kosovën si shtet.

Edhe pse kontingjenti kosovar ka shkuar në Spanjë me ftesë të Federatës Spanjolle të Karatesë, atje është përballur me një të papritur, duke iu kërkuar fillimisht paraqitja pa simbole shtetërore, e më pas garuesit kanë mbetur edhe jashtë shortit.

Ekipi kosovar është mjaft  i dëshpëruar me këtë vendim.

Garuesit janë të mërzitur pasi janë përgatitur një kohë të gjatë dhe tash i gjithë ai mund po iu shkon huq.

E mërzitur është edhe karateistja e njohur kosovare, Fortesa Orana, e cila përmes një statusi e ka shprehur zhgënjimin e saj.

Ajo synonte të fitojë medalje në Evropianin e Guadalajaras, i cili do të nisë sot dhe do të mbyllet më 26 mars.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e karateistes kosovare, e cila shpreson që politika të qëndrojë jashtë sportit dhe e lut Zotin që t’i japë durim dhe qetësi në shpirt.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img