Qeveria e Kosovës ka nisur mbledhjen me një minutë heshtje për Arian Dacin.
I gjithë kabineti qeveritar ka mbajtur një minutë heshtje për Arian Dacin para se të fillojë mbledhja e rregullt.
Menjëherë pasi filloi mbledhja, Qeveria mori vendim që familjes së ish-zëvendësministrit tashmë të ndjerë, Arian Dacit, t’i ndahen 15 mijë euro.
Kryeministri, Ramush Haradinaj ka thënë se kjo shumë ndahet nga kategoria e shpenzimeve rezervë.
Ndryshe më 26 janar, Arian Daci humbi jetën tragjikisht në Brezovicë.