Kaq para kishte Telekomi, në momentin kur iu bllokuan xhirollogaritë

141
Advertisement

Telekomi i Kosovës është urdhëruar nga përmbaruesi privat që përfaqëson kompaninë e familjes Devolli “Dradafone.net” të paguajë brenda 1 ore borxhin mbi 26 milionësh që kishte ndaj kësaj kompanie.

Advertisement

Por, Gazeta Sinjali mëson se në momentin kur Telekomit iu bllokuan llogaritë, kjo ndërmarrje kishte vetëm 3.7 milionë euro në to.

Pas urdhërit për transferin e borxhit që kap vlerën e 26 milionë e 789 mijë e 532 euro e 62 centëve, sindikata e Telekomit njoftoi se 3 mijë e 500 punëtorë të kësaj ndërmarrjeje kanë mbetur pa paga.

Pas gjithë këtyre ngjarjeve, bordi i përkohshëm i Telekomit ia ka paraqitur dorëheqjen kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit dhe ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi.

Gazeta Sinjali ka arritur të sigurojë dokumentin që dëshmon një gjë të tillë.

PostAdssFotoja e reklamës