Ballkani nuk ka arritur të kaloj grupet e Conference League, për të dytin vit me radhë.
Kampioni i Kosovës, këtë sezon e mbylli me 4 pikë, ku regjistroi një fitore dhe një humbje, shkruan IndeksOnline.
Por përkundër eliminimit, skuadra suharekase ka mbushur edhe arkat me para nga UEFA.
Sipas “football-coefficient”, Ballkani për edicionin 2023/24 i ka fituar nga UEFA 4 milionë e 143 mijë euro nga pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës.
Ndërsa në edicionin 2022/23, Ballkani i ka fituar edhe 4 milionë e 182 mijë për pjesëmarrje në të njëjtën garë.
Në total, kampioni i Kosovës në dy vitet e fundit nga pjesëmarrja në Conference League ka inkasuar 8.3 milionë euro./IndeksOnline/