Kuvendi Komunal i Prishtinës ditë më parë ka arritur të finalizojë kontratën e radhës për këtë muaj.
Kësaj radhe, komuna e cila drejtohet nga Shpend Ahmeti ka menduar për institucionet arsimore.
Për tenderin “Furnizimi me perde për Institucionet Arsimore”, fillimisht janë ndarë 20.000.00 euro.
Ndërkohë që në kontratë bëhet e ditur se furnizimin me perde do ta bëjë Operatori Eknomik “Euro Roleta Sh.P.K”.
Tutje, në kontratë bëhet e ditur se vlera e kontratës së kurorëzuar kap shumë 17.554,50 euro.