Skuadra e FC Ballkanit barazoi në ndeshjen e parë të Ligës së Konferencës
Armend Thaçi shkëlqeu në këtë takim me angazhim të madh në fushë si dhe ishte realizator i golit të vetëm për kampionin kosovar.
Thaçi shënoi gol në minutën e 65-të të ndeshjes për ta zhbllokuar këtë takim.
Por, Matias i Cluj prishi festën e Ballkanit dhe krejt Kosovës pasi që shënoi një gol në minutën e parë shtesë të takimit, pas një hutimi në ekipin kosovar.
Ballkanit për pak i iku fitorja nga duart ku do të fitonte 500 000 euro, por edhe barazimi nuk do ta lken pa u shpërblyer, për shkak së UEFA do t’i shpërblejë ata me 166 mijë euro.
Kujtojmë së Ballkani ka marrë edhe 2.94 milionë euro nga kalimi në grupe të Ligës së Konferencës, 280 mijë euro nga rrethi i parë i paraqitjes së tyre në Ligën e Kampionëve dhe 166 mijë nga paraqitja e sotme në Ligën e Konferencës.