Mërgimtarët që po largohen nga Kosova po presin deri në 3 orë e gjysmë nëpër pikat kufitare.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar kaq po pritet në pikën kufitare në Merdarë, transmeton klankosova.tv.
Sakaq deri në 2 orë e gjysmë po pritet te Dheu i Bardhë, 2 orë në Mutivodë, ndërsa nga 1 orë në Jarinje.
50 minuta po pritet edhe te pika kufitare në Muçibabë.
Kolonat më të gjata, sipas të dhënave të QKMK-së vijojnë në Merdarë deri në 3 kilometra.