4.5 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kaq është rritur numri i të vdekurve nga tërmetet në Turqi

Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Süleyman Soylu deklaroi sot se numri i të vdekurve nga tërmetet që kanë goditur Turqinë jugore në muajin e kaluar është rritur në 48 mijë e 448.

“6,660 nga të vdekurit ishin shtetas të huaj dhe shumica e tyre janë vëllezërit tanë sirianë”, tha Soylu në një konferencë shtypi në provincën Malatya të goditur nga tërmeti.

Ai tha se puna për heqjen e mbetjeve nga ndërtesat e shkatërruara vazhdon dhe se 10 mijë nga gjithsej 56 mijë ndërtesa të dëmtuara janë shkatërruar dhe mbetjet e tyre janë hequr.

Soylu u shpreh se Turqia vazhdon të plotësojë nevojat për strehim për të prekurit nga tërmeti.

Ai tha se 21 mijë kontejnerë janë vendosur tashmë dhe gjithsej 85 mijë njerëz jetojnë atje, duke shtuar se vendi planifikon të vendosë 115 mijë e 585 kontejnerë në rajonin e goditur nga tërmeti, shkruan Anadolu Agency.

Më 6 shkurt, tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 kanë goditur 11 provinca: Adana, Adiyaman, Diyarbakir, Elazig, Hatay, Gaziantep, Kahramanmaras, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa.

Më shumë se 13.5 milionë njerëz në Turqi janë prekur nga tërmetet shkatërruese, si dhe shumë të tjerë në Sirinë veriore.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img