Site icon PrishtinaPress

Kaq do të gjobitën ata që e shkelin kontratën për adaptimin e qenve endacakë në Prishtinë

Kuvendi Komunal i Prishtinës javën e kaluar ka miratuar subvencionimin e personave fizikë dhe juridikë, të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje një qen endacak apo më shumë.

Në këtë vendim thuhet se në rast të shkeljeve të kontratës për adaptimin, përkujdesjen dhe mbajtjen e qenve gjoba e cila do të shqiptohet personit zyrtar është nga 1000 deri në 3000 euro.

Gjithashtu, bëhet e ditur se shuma e subvencionimit është 50 euro për secilin qen brenda muajit.

Exit mobile version