3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Kapjet” dhe “çkapjet” e Prishtinës sipas PDK-së e VV-së [video]

“Komuna e Prishtinës është e mbushur me militantë të Lëvizjes ‘Vetëvendosjes’ dhe ata shfrytëzohen për të shkatërruar kryeqytetin”, raporton KTV.

Kështu është shprehur në një konferencë për media, Bujar Cakolli, sekretar i PDK – dega në Prishtinë, e i cili ka kërkuar nga Prokuroria të fillojë hetimet sipas tij, mbi punësime të jashtëligjshme në Komunën e Prishtinës.
Cakolli, duke iu referuar raportit përfundimtar të buxhetit 2015 të hartuar nga komuna e Prishtinës thotë se kodi i shpenzimeve të kontraktuara ka qenë i planifikuar 180 mijë, e ndërsa janë shpenzuar 1 milion e 20 mijë. Cakolli ka kërkuar edhe nga kryetari Ahmeti që të tregojë se ku kanë shkuar këto para, si dhe numrin e saktë të punësuarve.
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Sipas tij, shpifjet mund të vazhdojnë nga Klani Pronto, por nuk mund t’i zhbëjnë telefonatat e Grabovcit.
Ahmeti thotë se në listë nuk janë 250 persona, por shumë më pak emra, por të përsëritur shumë herë.
shiko:
http://koha.net/?id=8&l=129229

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img