Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e djeshëm kur në autostradën Prizren-Veri rreth orës 12:00 është kapur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 18 kilogram.
Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur dje rreth orës 12:00.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit të dy veturave të tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me peshë rreth 18 kg”, thuhet në raport.
Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar dy vetura, dy telefona si dhe prova të tjera që ndërlidhen me rastin.
Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.