Site icon PrishtinaPress

Kapiteni i Izraelit për “Fadil Vokrrin”: Nuk e mbajë në mend ndonjë të tillë

Kombëtarja e Kosovës mbrëmë e ka arritur fitoren e parë në shtëpi duke e mposhtur Izraelin, me rezultat 1:0.

Golin e vetëm të ndeshjes, e shënoi Milot Rashica në minutin e 41-të.

E mysafirët nga “Fadil Vokrri”, u largua dyfish të dëshpëruar.

Përpos humbjes, ata nuk u ndan të kënaqur as me fushën e lojës.

Kjo u shpreh haptas edhe nga futbollistët izraelit.

Kapiteni Eli Dasa, tha se nuk arritën të përshtateshin në lojë, shkaku terrenit të rënduar.

Ai tha se nuk mban në mend ndonjë fushë të tillë.

“Nuk mbaj mend një fushë të tillë. Nuk i është përshtatur stilit tonë të lojës dhe i përshtatet më shumë kundërshtarit. Nuk është arsyetim, nuk është fundi. Duhet të shohim para, nuk është fundi. Kushtet nuk na lejuan të luajmë lojën tonë dhe jemi futur në lojën e pasimeve të gjata”, tha Dasa.
“Shumë dëshpëruese. Kemi dashur shumë që të fitojmë, por është vetëm një nga katër ndeshjet dhe ende kemi shanse. Do të mbajmë kokën lartë dhe do të besojmë se mund t’ia dalim”, tha ai për mediat izraelite përcjell Klankosova.tv

Lidhur me fushën është ankuar edhe futbollisti tjetër i kombëtarës së Izraelit, Eran Zahavi.

Zahavi e krahasoi fushën e lojës në “Fadil Vokrri”, me “stallë derrash”.

Exit mobile version