1297 kilogramë kokainë janë kapur nga doganierët në portin e Vlissingen në Holandë.
Autoritetet vendase bëjnë me dije se droga ishte e fshehur në dy kontejnerë me banane dhe kap në treg një vlerë prej 95 milionë eurosh.
Kontejnerët ishin nisur nga Ekuadori për në portin e Vlissingen nëpërmjet Antwerp.
Sipas Prokurorisë Publike, kompania që ka konteinerët me banane në Vlissingen nuk është e përfshirë në kontrabandë kokaine.
Sasia e drogës është asgjësuar nga Policia.
Antwerp dhe porti holandez i Roterdamit janë portet kryesore të hyrjes në Evropë për trafikun e kokainës./Prishtinapress/