Një 48 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike.
Policia bën me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Milano”, është bërë i mundur ndalimi i shtetasit B.U., 48 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Milano, Itali, i kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Organizata kriminale”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë.
Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.