Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia.
Gjatë ditës së djeshme, kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.
Siç thonë burimet brenda Prokurorisë, në mesin e tyre është edhe një 30-vjeçar, F. Morina, i cili është kapur nga Policia dje në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë Kosovë, ku pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka urdhëresë aktive.
I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, për të cilin Gjykata Themelore në Prishtinë kishte lëshuar urdhër për arrestim pasi ishte shpallur fajtor për veprën penale “Dhunë në familje”.
Posa arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, i njëjti është dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit në vend për ta vuajtur dënimin.