4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kapet në flagrancë një 17-vjeçar në Prishtinë, dyshohet për shitblerje të drogës

Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet.

Një rast i tillë është zbuluar mbrëmë në Prishtinë, ku Policia ka ndalur një person rreth orës 02:00 në rrugën “Vëllezërit Fazliu”.

Sinjali mëson se pas kontrollit të 17-vjeçarit, zyrtarët policorë kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë, që dyshohet se ishte përgatitur për shitje.

Pas përfundimit të kontrollit policor, droga është sekuestruar, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Ndaj tij, Prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img