Site icon PrishtinaPress

Kapet në flagrancë duke hedhur mbeturina në Skenderaj, gjobitet 100 euro

Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi të bërë në Facebook, ka bërë të ditur se një person i cili ka hedhur mbeturina të ngurta në natyrë është gjobitur më 100 euro.

Ky është postimi i plotë:

100 euro gjobë mandatore për personin që ka hedhur mbeturina të ngurta (asfalt) në natyrë, skaj rrugës në Klinë të Epërme.

Ndotësi në këtë rast nga Prishtina, kishte hedhur mbeturinat skaj rrugës dhe falë efikasitetit të Inspektoratit, pasi është zënë në flagrancë është gjobitur sipas legjislacionit në fuqi.

Të dashur qytetarë, për të pasur një mjedis të pastër dhe rrjedhimit jetë të shëndetshme nevojitet që secili nga ne të ruajmë mjedisin tonë ku jetojmë e veprojmë dhe t’i paraqesim tek organet përgjegjëse të gjitha rastet e shkeljeve mjedisore.
Vetëm kështu, së bashku mund të arrijmë që të kemi një qytet, fshat apo lagje të pastër.

Të mbajmë të pastër mjedisin dhe hapësirat publike ashtu siç i mbajmë kopshtet tona!

Exit mobile version