1.8 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Kapet kontrabanda me pije alkoolike me vlerë prej 5 mijë eurove

Njësia e TASK FORC-ës në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare Kosovë-Maqedoni e Veriut.

“Pas pranimit të informatave për posedim te mallrave të kontrabanduara janë kontrolluar dy subjekte afariste në Kllokot-Viti”, njofton Dogana e Kosovës.

Gjate kontrollit të subjekteve janë hasur pije alkoolike me banderola te Serbisë që dyshohej se janë sjellë përmes rrugëve ilegale ku pronarët nuk kanë ofruar dokumentacion te rregullt mbi prejardhjen e mallrave. Mallrat janë sekuestruar dhe dërguar në terminalin doganore,ku vlera e tyre është pesë mijë euro.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e Doganës së Kosovës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img