Policia italiane ka arrestuar një të ri shqiptar të identifikuar si Princi Geri, 26 vjeç.
Ai u kap me drogë të llojit kokainë teksa po udhëtonte me autobus. Të riut i është gjetur droga me vlerë rreth 40 mijë euro, të cilën e kishte fshehur në të brendshmet e tij.
Ndërkohë, në shtëpinë e tij, policia gjeti më shumë drogë brenda në dollap.
Më herët, 26-vjeçari ishte arrestuar në vitin 2017 për trafik dhe posedim droge./abcnews.al