3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kapet duke hedhur mbeturina në magjistralen Prishtinë-Prapashticë, gjobitet kompania

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se një kompani e cila ishte duke hedhur mbeturina inerte përgjatë rrugës magjistrale Prishtinë-Prapashticë është ndëshkuar menjëherë me gjobë.

Rama thotë se kjo kompani është detyruar që brenda afateve ligjore ta pastrojë hapësirën dhe ta rikthejë në gjendjen e mëparshme.

Gjithashtu, për pengimin e personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës është vendosur gjobë shtesë.

“Paralajmërojmë të gjithë ata që mendojnë të ndotin apo dëmtojnë hapësirat publike: NUK DO TË KETË TOLERIM!  Çdo veprim i tillë do të ndëshkohet me gjoba të rënda dhe do të njoftohet policia për ndjekje të mëtejshme ligjore. Inspektorët tanë janë në terren ditë e natë për të mbrojtur mjedisin tone”, thuhet në njoftimin e tij në rrjetin social Facebook.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img