Një grua ka raportuar në polici sse janë hasur dy kartëmonedha si dhe tri monedha, në vlerë totale prej 556 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.
Një rast tjetër me falsifikim parash ka ndodhur në Suharekë.
Atje një grua ka raportuar se nga persona të panjohur janë pranuar para të metalta në vlerë rreth 418 euro që dyshohet se janë të falsifikuara.
Policia njofton në raportin e saj 24 orësh se në të dyja rastet paratë e dyshuara janë konfiskuar si prova materiale për hetime të mëtutjeshme.