Site icon PrishtinaPress

Kapen në një “shtëpi bari” dy shqiptarë në Gjermani, dyshohen si “kokat” e bandës kriminale

Dy shqiptarë janë arrestuar në Gjermani, pasi akuzohen për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Mediat gjermane shkruajnë se dy shqiptarët e moshave, 31 dhe 41 vjeç janë drejtuesit kryesor të një grupi kriminal që operon në fushën e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike.

Autoritetet gjermane kanë zbuluar një shtëpi me 1800 bimë, ku dhe janë kapur në flagrancë dy shqiptarët. Sipas policisë, dhomat e përdorura ishin të pajisura me sistem ajrimi dhe ndriçimi.  Të dyshuarit thuhet se kanë nxjerrë në mënyrë të paligjshme energjinë e nevojshme nga rrjeti elektrik i sallave industriale ngjitur.

Sipas njohurive të mëparshme, dy të dyshuarit mësohet se kanë shërbyer si mbikëqyrës të objektit të rritjes. Ata mendohet se kanë jetuar atje për një kohë të gjatë për t’u siguruar që bimët të rriteshin dhe të kujdeseshin profesionalisht.

Aktualisht të dy shqiptarët ndodhen në paraburgimin e Geislingen, kur presin të marrin gjykimin nga drejtësia gjermane.

Exit mobile version