Dy persona janë arrestuar mbrëmë në rrugën ‘Lekë Dukagjini’ në Prishtinë, pasi të njëjtit janë kapur me sasi të konsiderueshme të substancës së dyshuar narkotike.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar 9.6 gram substancë e dyshuar narkotike.
Policia ka bastisur edhe shtëpinë e njërit prej të dyshuarve, ku janë sekuestruar 1 kg e 175.1 gram substance narkotike e llojit marihuanë , një revole Zoraki me një karikator me një fishek dhe një peshore digjitale.
“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gram substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kg e 175.1 gram substance narkotike e llojit marihuanë , një revole Zoraki me një karikator me një fishek dhe një peshore digjitale”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje dhe rasti është cilësuar ‘Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.