Dy personat e dyshuar për vrasjen e 42-vjeçarit shqiptar janë kapur nga policia gjermane.
Sipas raportimit të mediave atje ata janë po ashtu shqiptarë, të njohur për trafikun e drogës.
Ata janë të moshës 20 dhe 26 vjeçare.
Të dyshuarit ishin ndaluar në një kontroll rutinore nga ana e policisë.
Ngjarja e cila ndodhi të hënën në Krefeld, tronditi opinionin publik në Gjermani.
42-vjeçari ishte vrarë me dy plumba pas kokës.
Nga mediat gjermane u raportua se viktima ishte i dyshuar për drogë dhe vjedhje.
Sipas tyre, i ndjeri tashmë kishte jetuar në Gjermani nga viti 2018-të dhe thuhej se ishte i pastrehë, përcjell Klankosova.tv