Site icon PrishtinaPress

Kapen barna të kontrabanduara në vlerë mbi 15 mijë euro

Dogana e Kosovës ka gjetur barna me vlerë mbi 15 mijë euro të kontrabanduara gjatë kontrolleve doganore.

Gjatë kontrolleve doganore në Han të Elezit janë gjetur të kontrabanduara barna në vlerë mbi 15 mijë euro.

“Oficerët doganorë gjatë ekzaminimit të një dërgese parciale e cila kishte destinacion tregun e Kosovës, kanë hasur në këtë sasi të madhe të medikamenteve, respektivisht 5146 pako të llojeve të ndryshme të barnave të cilat nuk kanë qenë të deklaruara”, thuhet në komunikatën e Doganës së Kosovës.

Ndërkaq, rasti është proceduar për hetime të mëtejme nga ana e Doganës.

Exit mobile version