Site icon PrishtinaPress

Kapen barna pa banderola në Prizren

Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike i Policisë së Kosovës sot kanë zhvilluar një operacion policor në rajonin e Prizrenit, ku janë kontrolluar 10 barnatore dhe në njërën prej tyre është gjetur një sasi e barnave pa banderola të cilat ishin të fshehura mbrapa rafteve të lokalit.

Bëhet e ditur se barnat pa banderola janë konfiskuar nga Dogana e Kosovës, ndërsa në polici është shoqëruar një i dyshuar, si pronar i disa barnatoreve të cilat janë kontrolluar./PrishtinaPress/

Exit mobile version