Site icon PrishtinaPress

Kapen 32 mijë euro të padeklaruara në pikën kufitare në Kapshticë

Policia Kufitare në Kapshticë parandaloi një rast të tentativës për transfertë të parave në mënyrë të paligjshme.

32 mijë euro u sekuestruan dhe u bë procedimi penalisht për poseduesin e tyre, pasi nuk i deklaroi në kufi.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Kapshticës, në bashkëpunim e koordinim të veprimeve me shërbimet doganore dhe ato të DVP Korçë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, në sajë të forcimit të kontrolleve, kanë evidentuar dhe goditur një rast të transfertave të parave në mënyrë të paligjshme jashtë vendit. Pas analizës së riskut të bërë nga shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë, shtetasit V. M., 50 vjeç, i cili u paraqit në dalje të Republikës së Shqipërisë si këmbësor, iu gjetën në çantën personale 32 mijë euro të padeklaruara nga ana e tij, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në DVP Korçë, të cilët i referuan materialet hetimore në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprën penale ‘Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë’”, njofton policia.

Exit mobile version