2.9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Kapen 31 kilogramë drogë në Komoran, dy persona bien në pranga

Policia e Kosovës gjatë një operacioni dje në Komoran të Drenasit ka arrestuar dy persona të dyshuar dhe ka konfiskuar 31 kg substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Operacioni policor është ndërmarr pas pranimit të informacioneve dhe hetimeve të zhvilluara nga njësia rajonale e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotik në Prishtinë, në konsultim dhe bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

Në këtë operacion është konfiskuar vetura “Passat” me targa vendore pronë e të dyshuarit mashkull kosovar, në të cilën janë gjetur dhe konfiskuar dy thasë të mbushur me 31 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Po ashtu është konfiskuar edhe një veturë me targa të Shqipërisë e personit të dyshuar mashkull shtetas i Shqipërisë, dy telefona celularë, 1050 euro dhe 13500 lekë.

Me urdhër të prokurorisë është realizuar edhe një bastisje në lokacionin e të dyshuarit mashkull kosovar dhe është sekuestruar edhe një veturë tjetër, e tretë, në të cilën janë gjetur mbetje të vogla të substancave narkotike.

Personat e arrestuar me vendim të Prokurorit kujdestar janë dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img