2 C
Pristina
Sunday, January 26, 2025

Buy now

spot_img

Kaosi po përshkallëzohet në Sudan, sulmohet në shtëpi ambasadori i Bashkimit Evropian

Të paktën 185 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 18,000 janë plagosur në përleshjet midis ushtrisë së rregullt të Sudanit dhe Forcës së Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF), tha Përfaqësuesi Special i OKB-së Volker Perthes, mes sulmeve ajrore dhe luftimeve në Khartoum dhe përleshjeve në të gjithë vendin.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, tha mbrëmjen e sotme se ambasadori i Bashkimit Evropian është sulmuar në shtëpinë e tij në Khartoum.

Borrell nuk zbuloi detaje të sulmit apo nëse ambasadori ishte plagosur.

“Siguria e ambienteve dhe personelit diplomatik është përgjegjësia kryesore e autoriteteve sudaneze dhe një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar”, shkroi ai.

Edhe pse nuk përmendet nga Borrell, ambasadori i BE-së në Sudan është Aidan O’Hara, një diplomat irlandez.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img