Site icon PrishtinaPress

Kaosi në trafikun e Prishtinës, eksperti i komunikacionit: Ka menaxhim të ulët nga institucionet

Eksperti i komunikacionit Nol Dedaj, në një pronocim për Gazeta Blic, ka folur rreth kolonave të gjata që po krijohen kohëve të fundit në kryeqytet.

Dedaj tha se faktori kryesor i këtij kaosi është mungesa e dijes së menaxhimit të komunikacionit nga institucionet e vendit dhe rritja e madhe e numrit të automjeteve kohëve të fundit, që po ndodh në vendin tonë.

“Kolonat në komunikacion ndodhin prej shumë faktorëve, por faktori kryesor është rritja e numrit të automjeteve dhe menaxhimi i komunikacionit i nivelit të ultë”, shtoi Dedaj për Gazeta Blic.

Tutje ai shtoi se tani në kohën e ardhjes së bashkatdhetarëve ka më shumë qarkullim, dhe se niveli i menaxhimit duhet të rritet në mënyrë që mos të kemi tollovi dhe aksidente në vend.

“Sigurisht që menaxhimi i komunikacionit duhet të jetë i nivelit të lartë, duke pasur parasysh rritjen e numrit të automjeteve për muajt qershor, korrik dhe gusht”, u shpreh ai.Dedaj si zgjidhje të këtij kaosi që po ndodh në vendin tonë i sheh projektet që do të rrisnin edhe nivelin e shërbimeve në komunikacion ku të gjitha komunave u’a sygjeron projektet e tilla.

“Të gjitha komunat është dashur që t’i kanë projektet e qarkullimit të automjeteve, ku për bazë duhet të kenë rritjen e shpejtësisë së sigurisë me shpejtësinë ligjore në këtë formë do të rritet edhe niveli i shërbimeve në komunikacion”, tha ai për /Gazeta Blic/.

Exit mobile version