Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin nga punimet e Kuvendit për 3 deputetë demokratë pas tensioneve në parlament ditën e djeshme.
Sipas raportimeve të fundit bëhet fjalë për deputetët Saimir Koreshi, Edmond Spaho dhe Kastriot Piroli.
Ditën e djeshme mazhoranca ka miratuar projekligjet në rendin e ditës në një seancë që ka zgjatur 10 minuta mes flakadanëve të hedhur nga përfaqësues të opozitës.
Sjellim në vëmendje se me ndryshimet e miratuara ditën e djeshme në seancë plenare, tanimë një deputet që kryen vepër penale në sallën e parlamentit përjashtohet me 60 ditë nga kuvendi.