Site icon PrishtinaPress

Kante: Hazard meriton të shpallet lojtari i vitit në Premier Ligë

Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante ka thënë se bashkëlojtari i tij Eden Hazard meriton të shpallet më i miri për këtë vit në Premier Ligë.

Belgu shënoi dy gola në fitoren prej 2 me 1 ndaj Manchester Cityt, duke treguar kështu se është shumë i rëndësishëm për Chelsean, që po udhëheq me shtatë pikë më shumë se ndjekësi i parë, Tottanhmi, transmeton Koha.net.

Kante është një nga favoritët për ta fituar këtë çmim, por francezi insiston se është Hazard ai që meriton të shpallet më i miri.

“Për mua, është e lehtë të them një lojtar nga Chelsea. Të gjithë e shohin se çfarë po bën Eden Hazard, ai ka një klas tjetër”, është shprehur Kante për Sky Sports News.

Exit mobile version