Një person është arrestuar në Gjakovë, pasi që i njëjti kishte kanosur me fjalë zyrtarët policor të cilët i kishin shqiptuar një gjobë për mos respektim të orarit të lëvizjes sipas vendimit të qeverisë lidhur me masat ndaj pandemisë Covid 19.
Me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.