3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Kanosi dy prokurorë në Pejë, arrestohet i dyshuari

Është arrestuar një person në Pejë nën dyshimin se ka kanosur dy prokurorë të shtetit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate për media.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 14.07.2023, rreth orёs 19:20, ёshtё informuar se nё rrugën “ Mbretёresha Teutё” nё Pejё, i dyshuari ka kanosur pёrmes telefonit dy (2) Prokurore tё shtetit.

Rasti ka ndodhur më 14 korrik, bëhet e ditur se i dyshuari ishte kërkuar nga policia që prej momentit të raportimit të rastit, por nuk ishte gjetur deri më sot kur Policia ka identifikuar lokacionin e tij.

“Policia menjёhere ka marrё masat e nevojshme duke kёrkuar tё dyshuarin (i njohur pёr Policinё), nё vendbanimin e tij, mirёpo i njëjti nuk ёshtё hasur nga Policia. Sot me datё 18.07.2023, pas njё pune intensive tё hetuesve tё Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, ёshtё arritur tё identifikohet lokacioni i personit tё dyshuar dhe i njëjti ёshtё arrestuar”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rasti ёshtё njoftuar Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar qё i dyshuari tё ndalohet pёr 48 orё.

 

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img