-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Kanoset një shqiptar nga një serb në veri

Policia e Kosovës, ka njoftuar se një shqiptar është kanosur nga një serb në Veri të Mitrovicës ditën e djeshme.

Sipas policisë, ankuesi kosovar ka raportuar se ditën e djeshme derisa ka qenë duke qëndruar në një kafene, i ishte afruar i dyshuari serb i cili e kishte fyer dhe kanosur.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën e lartcekur deri sa kishte qenë duke qëndruar në një kafene iu kishte ofruar i dyshuari mashkull serb i cili e kishte fyer dhe kanosur”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas këtij njoftimi, ankuesi kishte deklaruar se nga i dyshuari ka qenë i kërcënuar edhe para dy muajve.

Ky rast gjendet në procedurë hetimore./prishtinapress.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img