Site icon PrishtinaPress

Kanoset një inspektor komunal në Prishtinë

Është arrestuar një person dje në Prishtinë nën dyshimin për kanosje të një inspektori komunal.

Gjatë kohës së kanosjes ai ishte i shoqëruar me njësitet policore duke e rrënuar një objekt. 

“Rr. 18 Prilli, Prishtinë 14.07.2023-10:30. Viktima mashkull kosovar- inspektor komunal, ka raportuar se derisa ishte me asistencën e njësitit policor në rrënimin e një objekti, është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version