Site icon PrishtinaPress

Kanoset me armë zjarri një person në Ferizaj

Është kanosur me armë zjarri një person në Ferizaj.

Sipas policisë, tre persona kanë raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti në një distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri.

I dyshuari gjendet në arrati.

“Ferizaj  22.01.2024-13:53. Tre ankues meshkuj kosovar kanë raportuar se pas një  mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti në një distancë rreth 150 metrave ka shtënë disa herë me armë zjarri. Në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e të dyshuarit me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri Revole me gas e cila dyshohet të jetë përdorur në rast, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.

Exit mobile version