-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kanoset drejtori i një shkolle në Pejë, shkak dy nxёnёs u suspenduan nga procesi mësimor

Drejtori i shkollës fillore në Kryshec të Pejës është kanosur nga prindi i nxënësve të cilët u suspenduan nga procesi mësimor.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Drejtoria Rajonale e Policisë Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 21.03.2023, rreth orёs 10:10, ёshtё njoftuar se nё shkollën fillore tё fshatit Kryshec-Pejё, ka ndodhur njё incident.

Policia menjëherë ka dalë ne vendin e ngjarjes, aty kanё takuar personin e dyshuar, deri te incidenti ka ardhur pasi qё dy nxёnёs tё shkollёs janё suspenduar nga procesi mësimor, mё pas prindi i nxёnёsve tani i dyshuar ka kanosur Drejtorin e shkollёs.

I dyshuari ёshtё arrestuar, dhe pas intervistimit nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img