“Veriu i Kosovës kurrë s’ka qenë më i sigurt, e kriminelët kurrë më të rrezikuar”, tha kryeministri Kurti gjatë një interviste në A2CNN.
Sipas tij, dështimi i sulmit në Banjskë erdhi si rezultat i profesionalizimit dhe guximit të Policisë së Kosovës.
Ai më tej tha se plani tjetër i Serbisë ka qenë shpresa që Kosova të dërgojë FSK-në përtej lumit Ibër në mënyrë që të futet ushtria serbe.
Ata paramilitarë të Banjskës, ata nuk e kanë pasur ndërmend të ketë luftë vetëm një ditë e vetëm në atë vend, armatimi ka qenë për shpërndarje të konfliktit…
Dështoi sepse Policia është tejet profesionale dhe e guximshme…
Ata morën peng pelegrinët serbë…ka mundësi që kanë qenë edhe koordinim…kanë dashur gjakë dhe shpërndarje të konfliktit…
Kjo ka dështuar.
Plani tjetër, kanë shpresuar që ne ta çojmë FSK-në ta kalojë lumin Ibër, që të shërbejë që ose KFOR-i të i ndalojë, ose që të hyjë ushtria serbe.” – tha ai.