Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane, pritet të largohet nga klubi gjatë afatit kalimtar veror.
Për 29-vjeçarin është e interesuar skuadra e Bayern Munchen, ndërsa së fundi në garë është futur edhe PSG, shkruan IndeksOnline.
Sipas asaj që raporton “Bild”, Kane ka refuzuar një ofertë nga kampioni i Francës.
Sulmuesi anglez dëshiron vetëm kalimin te Bayern Munchen, e cila ka ofruar 80 milionë euro në drejtim të Tottenhamit.