Site icon PrishtinaPress

“Kanë harru qysh përdoret spreji”, Nushi reagon pasi që militantët e VV-së u munduan me fshi emrin ‘Albin Zajednica’

Partia Socialdemokrate përmes aksioneve e kanë kundërshtuar marrëveshjen e Ohrit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Albin Zajednica”, ishte njëra ndër fjalët që PSD e ka shkruar në disa vende të Prishtinë, dhe sipas kësaj partie përkrahësit e Kurtit kanë filluar që t’i fshijnë këto shkrime.

Rreth kësaj ka reaguar Nol Nushi i PSD-së duke thënë se nuk kanë ditur që ta fshehin emrin Albin Zajednica.

Ai tutje ka thënë se përkrahësit e VV-së kanë harru qysh përdoret spreji, që sipas tij kanë harru çka është aktivizim.

Postimi i plotë i tij:

Militantat ne aksion!

Qenkan mundu me ja fshehe emrin Albin Zajednices, por nuk paskan dite.

Keta kane harru qysh eperdoret spreji, sepse kane harru cka eshte aktivizim

Tash jane vec instrumente te liderit, po as qat’ pune s’po dijne me bo!

Exit mobile version