Site icon PrishtinaPress

Kane e nis me gol dhe asist aventurën e tij në Bayern

Harry Kane e ka nisur mirë aventurën e tij në Bayern Munchen, ku shënoi dhe asistoi në fitoren e Bavarezëve prej 4-0 kundër Werder Bremen në fillimin zyrtar të Bundesligës sot. Sane (4’, 90’) Kane (75’) dhe Tel (90+4’) shënuan golat për kampionët gjerman 

Harry Kane e ka nisur si më së miri aventurën e tij të re në kampionatin gjerman, duke shënuar dhe asistuar në fitoren e parë të Bayernit në udhëtim për këtë sezon. 

Blerja 100 milionëshe e Bayernit pas 20 viteve ndërroi ambient për të kaluar të gjigantët gjerman nga Tottenham Hotspur i Anglisë. 

Që në rastin e parë Kane tregoi cilësitë e tij duke e vendosur në pozitë të mirë Leroy Sanen që shënoi për rezultat 1-0 në minutën e katër të ndeshjes.

https://streamja.com/embed/nmkAO

Me këtë epërsi përfundoi edhe pjesa e parë, edhe pse Werder pati një gol të shënuar në minutën e 10-të por që u anulua nga gjyqtari i ndeshjes me anë të VAR për pozitë jashtëloje. 

Pjesa e dytë u dominua nga Bayerni që rastin e parë e patën në minutën e 59-të me anë të Coman. 

Në minutën e 75-të në qendër do të dilte përsëri Harry Kane. 

Anglezi mori një top të mirë nga Alphonso Davies duke dalë para portierit të Werderit e duke finalizuar për mrekulli aksionin e kampionëve gjerman. 

https://streamja.com/embed/wE1aa

Në fund të ndeshjes Bayerni do ta shfrytëzonte hutinë e mbrojtjes së Werder Bremen dhe do të shënonte edhe dy gola. 

Në minutën e 90-të, Muller bëri një pasim të mirë për Sane që shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje, kurse katër minuta më vonë në listën e golashënuesve u shënua edhe sulmuesi i ri Tel që u asistua nga Davies. 

https://streamja.com/embed/5mBrN

Kështu Bayern arrin një fitore të thellë në ndeshjen e parë të sezonit të ri, me Kane që pati një super debutim në Bundesligën gjermane.

Ndeshjen e radhës Bayerni e luan kundër Augsburgut si vendas kurse Werder Bremen ka punë me skuadrën e Leart Paqaradës, FC Koln.

Exit mobile version