1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Kandiq: Vuçiq e Brnabiq i intimidojnë serbët në Kosovë me gënjeshtra në baza ditore

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, Natasha Kandiq thotë se politikanët serbë, përfshirë presidentin Vuçiq, kryeministren Brnabiq, ministrat dhe deputetët e partisë së presidentit aktual i intimidojnë serbët e Kosovës në baza ditore me gënjeshtra.

Kandiq e ka quajtur të pavërtetë deklaratën e deputetit të Partisë Progresive Serbe të Aleksander Vucicit, Nebojsa Bakarec se presidenti i Serbisë u ka mundësuar serbëve në Kosovë të mbijtetojnë në vatrat e tyre shekullore.

“E pavërtetë: presidenti i Serbisë u ka mundësuar serbëve në Kosovë të mbijetojnë në vatrat e tyre shekullore thotë Nebojsa Bakarec, një deputet i SNS. E vërteta: Presidenti i Serbisë, kryeministrja, ministrat, deputetët dhe liderët e rinj të SNS-it intimidojnë serbët në Kosovë në baza ditore me luftë, masakra, barrikada dhe gënjeshtra”, ka shkruar Kandiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img