Aktivistja e njohur serbe për të drejtat e njeriut, Natasha Kandiq, themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare ka vazhduar raportimin e saj rreth krimeve serbe dhe mosdhënien e llogarisë së tyre.
Kandiq thotë se sistemi i drejtësisë në Serbi po e mundëson vjetërsimin e lëndëve për krime lufte në Kosovë duke i zvarritur ato. Kjo për faktin se sipas saj, të akuzuarit për vrasjen e 118 civilëve në fshatrat e Pejës më shpesh nuk paraqiten nëpër seanca gjyqësore që kanë nisur shumë vite më herët.
“Nëse të akuzuarit për krime lufte në fshatrat e komunës së Pejës, ku kanë vrarë 118 civilë si pjesëtarë të VTO UJ-së, nuk vijnë në 3 nga 8 seancat e planifikuara, kjo tregon se gjyqësori është “i prishur”, që është mbështetur nga fakti se aktgjykimi i shkallës së parë është nxjerrë në vitin 2014”, shkruan Kandiq në X.
Kandiq për këtë rast, i referohet suspendimit të k Vlladan Krstoviqin, pjesëtarin aktiv të xhandarmërisë ndaj të cilit Prokuroria për Krime Lufte ka ngritur aktakuzë në rastin e Lubeniqit, pas kërkesës së Fondit për të Drejtën Humanitare (FDH).