Kandidatja për deputete Lavdije Deliu e cila përfaqëson listën IDEAL po merr mbështetje të fuqishme në rrethinën e Skenderajt dhe jo vetëm, ajo po merr përkrahje në çdo familje dhe tubime partiake në gjithë Kosovën.
Lavdije Deliu, një profesioniste me përvojë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Skenderaj, garon për deputete me vizionin për të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët e Kosovës. Me përkushtimin dhe humanizmin që e karakterizon në punën e saj të përditshme, ajo ka dëshmuar se është gjithmonë pranë nevojave të komunitetit.
Si pjesë e ekipit të IDEAL, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lavdije Deliu përfaqëson një platformë që vendos theksin në zhvillimin e zonave rurale, përmirësimin e shërbimeve shëndetësore, mbështetjen për arsimin dhe fuqizimin e të rinjve dhe grave. Ajo synon ta kthejë zërin e qytetarëve të Skenderajt dhe gjithë Kosovës në prioritet kryesor në Kuvend.
Numri i saj është 54 në listën e subjektit politik te kualicionit me numër 137, dhe është pjesë e vizionit “Për Kosovën Fituesë”, duke sjellë energji të reja dhe përkushtim të sinqertë për një të ardhme më të mirë për çdo qytetar.
Mbështeteni Lavdije Deliun për një përfaqësim të denjë dhe për një Kosovë më të fortë dhe të drejtë!
Artikull i sponzorizuar!