Kandidatja për deputete nga radhët e PDK, Ariana Musliu- Shoshi, ka thënë se pas zgjedhjeve të 6 tetorit, Kadri Veseli do të jetë fituesi.
Musliu Shoshi në emisionin Pressing ne T7 ka thënë se Kadri Veseli do të jetë kryeministër pasi ai është një lider dhe një njeri që punon shumë.
Unë besoj që Kadri Veseli do të jetë kryeministër pasi ai është lider dhe e ka dëshmuar vetën në të gjitha etapat e shtet formimit të Kosovës”, tha ajo
Musliu Shoshi gjithashtu ka folur edhe për luftimin e korrupsionit, duke thënë se korrupsioni është mjet dhe jo qëllimi, pasi sipas saj, qëllimi i PDK-së është të kontribuoj në zhvillimin ekonomik.
“Korrupsioni është vetëm mjet dhe jo qëllim, qëllimi është të ofrojmë një jetë të dinjitetshme për qytetarët , në zhvillimin ekonomik. Me qëllim që të rinjtë mos të ikin nga vendi ynë”, tha ajo.
“Premtimi im është përgjegjësia e deputetit, pra të jem në dispozicion qe të më kontaktojnë dhe unë do te jem ajo që i qoj në organet me të larta legjislativ”, u shpreh ajo.
Musliu Shoshi në fund tha se ajo do të marr nisma që shkojnë në të mirën e qytetarit.