Site icon PrishtinaPress

Kandidatja e PDK-së për asambliste: Familja ime në breza i është përkushtuar atdheut, unë do të luftojë për të ardhmen e vendit tim!

Flakë Ajeti synon të sigurojë një ulëse në Kuvendin e Komunës së Podujevës nga radhët e PDK-së pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Ajeti thotë se është rritur në frymë lirie dhe sakrifice, dhe tashmë si brez i ri përkushtimin e saj ëndërron ta zbatoj përmes mjeteve politike.

“Unë jam rritur në një frymë lirie dhe sakrifice. Familja ime në breza i është përkushtuar atdheut. Dikush me penë e dikush me armë në dorë. Unë jam brezi i ri i familjes Ajeti që përkushtimin tim ndaj Kosoves dua ta zbatoj me mjete politike. Besoj në politike po aq sa besoj në mardhënie njerëzore”, ka thënë ajo.

Ajo tregon se cilat kauza do të mbrojë nëse arrin të zgjidhet asambliste në Kuvendin Komunal të Podujevës.

“Në zemër shtrengoj fort çështjet e rinisë së Podujevës, punësim, ndërtim të qendrave inovative, të mundesosh aktivitete sportive, të krijosh alternativa dhe  të investosh në kohen e lirë të të rinjëve”, vlerëson Ajeti.

Kandidatja për asambliste nga PDK thotë se puna e saj e pandalur për Podujeven do të jenë i vetmi shpërblim që ajo pret.

“Pritshmerite e mija në politike do të jenë nje derivat i drejtëperdrejtë i angazhimeve të mija”, deklaron ajo.

“Qytetareve të mi ju premtoj angazhim të gjitheanshem. Ju premtoj që do luftoj për të vënë në zbatim idealet e mija. Une e dua vendin tim dhe po me të njejtën dashuri dhe perkujdesje do investoj për të. Premtoj besnikeri dhe pasterti në çdo veprimtari drejt zhvillimit të vendit tim”, thotë ajo.

“Jam rritur me ideale, në nje familje të shendoshe, me burra trima dhe gra te mençura. Çdo vendim që deri tani kam marrë në jet, kane pasur gjithnjë një lidhje të drejtpërdrejte me vendin tim, me lirinë e të qenurit qytatare. Më eshte lejuar të mbroj mendimet e mija që femijë. Po ashtu dua te mbroj mendimet e çdo qytetari të Podujeves. Dua të luftoj per ardhmerine e vendit tim”, shtoi ajo për fund.

Exit mobile version