Site icon PrishtinaPress

Kandidati për president të Malit të Zi harroi ta marrë me veti letërnjoftimin

Kandidati për president të Malit të Zi, Jakov Milatoviq, kishte shkuar për të votuar në qendrën e tij të votimit në Podgoricë, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, por pa letërnjoftim.

Milatoviqi kur e kuptoi se nuk e kishte iu desh të kthehet në banesën e tij, për ta marrë dhe për t’u kthyer sërish në qendrën e votimit, ku ka votuar, shkruan Vijesti

Ai u tha gazetarëve të mbledhur se kështu ndodh kur ndërroni kostumin në momentin e fundit.

Exit mobile version