Kandidati për president të Francës, Emmanuel Macron është goditur me vezë në fytyrë gjatë një vizite në një panair . Videoja e incidentit është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale.
Macron ishte duke biseduar me të pranishmit kur befasisht goditet me vezë në fytyrë, me ç’rast ndërhynë pjesëtari i sigurimit të tij i cili e largon nga turma, transmeton Telegrafi.
Por kjo nuk është hera e parë që Macron është goditur me vezë. Gjatë vitit të kaluar gjatë një proteste të organizuar ,ish-ministri i financave është goditur me vezë nga turma.
https://twitter.com/jbmarteau/status/836966075141144576?ref_src=twsrc%5Etfw