Tre anëtarë të familjes Gashi nga Peja, vdiqën si pasojë e një aksidenti, shkruan PrishtinaPress.
Ngjarja tragjike ndodhi të dielën mbrëma, në fshatin Çubrel të Skenderajt.
Lidhur me rastin, ka reaguar edhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Isak Neziri.
Ai iu shprehu ngushëllime familjes së viktimave, njofton PrishtinaPress.
“Jam thellësisht i tronditur nga lajmi për vdekjen e tre personave në aksidentin tragjik të komunikacionit në fshatin Qubrel të Skenderajt. Në këto momente të dhimbshme, mendimet dhe lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe të lënduarve. Ngushëllime të sinqerta për humbjen tuaj të madhe”
Në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura, njëra prej tyre e policisë.
Përveç viktimave, në këtë rast janë edhe pesë të lënduar, në mesin e tyre katër zyrtarë policorë./PrishtinaPress/